Ikja e dimrit ka bërë që rrugët e kryeqytetit të dukën më qartë. Pamja nuk është aspak e këndshme, rrugët janë mbushur plotë më gropa. Mjafton të bëhet një gjiro me makinë në rrugët dytësore dhe gropat e shumta që kanë dalë të detyrojnë që shumë punë në kryeqytet të kryhen duke e lënë makinën në shtëpi.
Por, jo të gjitha punët kryhen pa veturë, shkruan lajmi.net.
Hilmi Ahmeti, qytetarë që jeton në Rrugën “Isa Kastrai” tha se ngasja e veturës në këtë rrugë është bërë problematike. Ai është ankuar edhe për pusetat, kapakët e të cilave janë lëshuar më poshtë shkaku i reshjeve të shiut.“Shikoni aty pakë më lartë, poshtë bustit të Isa Kastrati, nuk besoj që keni parë ndonjëherë gropë më të madhe, as në rrugët me zhavorr. Ngasja e makinës është bërë e pamundur në këtë rrugë. Duhet më ecë më të parën se janë 100 gropa. Bile, si të fillosh nga Rruga Agim Ramadani deri në krye të kësaj rrugës të dalin 100 këmbësore në asfalt se trotuari zënë. Veprim të keq Komuna ka bërë duke i lëshuar më poshtë edhe pusetave e ujërave”, thotë Ahmeti.
Ndërsa, një shofer taksie që rri i parkuar buzë Parkut të qytetit thotë se ngasja me veturë është vështirësuar dukshëm kohëve të fundit. “Gropat në rrugët e Prishtinës po na shkaktojnë probleme edhe neve si taksi, ngase jemi tërë ditën rrugëve dhe nganjëherë nuk mund të lëvizim shumë ngadalë. Besa po dëmtohen edhe veturat. Kjo paraqet edhe rrezik për shkaktimin e ndonjë aksidenti. Duhet mi rregullu këto rrugë”, thotë ky taksist.
Komuna e Prishtinës ka refuzuar të përgjigjet lidhur me atë se cila është arsyeja që gropat kanë mbetur kaq gjatë të hapura dhe se kur do të mbyllen ato.
Më poshtë mund të shihni disa nga gropat e dala, që janë fotografuar vetëm në një pjesë të vogël të rrugëve të Prishtinës.