2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Grila e ndriçuar e Skodës u tregon këmbësorëve kur është e sigurt të kalojnë rrugën

Me sistemet ADAS që gradualisht marrin përsipër më shumë detyra të vozitjes, prodhuesit e veturave duhet të gjejnë një mënyrë që veturat të komunikojnë në mënyrë efektive me këmbësorët dhe përdoruesit e tjerë të rrugës. Në këtë kontekst, Skoda zhvilloi një koncept grilë me ndriçim për Enyaq iV, duke u treguar këmbësorëve nëse është e sigurt apo jo të kalojnë rrugën.

Një panel i ndriçuar me mbajtës të shiritave LED të programueshëm zë të njëjtën hapësirë si grila opsionale Crystal Face të Enyaq iV. Kur vetura elektrike i afrohet një vendkalimi për këmbësorë, ai shfaq grafikë të animuar, duke u bërë të ditur njerëzve se sistemi është i vetëdijshëm për ekzistencën e tyre. Pas kësaj, Enyaq iV ngadalësohet dhe grila shfaq një figurë në këmbë përkrah shigjetave jeshile, në mënyrë që këmbësorët të kuptojnë se është koha e duhur për të kaluar rrugën.

Kur vetura është e gatshme për nisje, grila e ndryshon ngjyrën në një sfond të kuq me trekëndësha paralajmërues për tu treguar kalimtarëve se nuk duhet të ecin përpara veturës. E njëjta do të ndodhte edhe në një skenar të pamundur kur vetura në lëvizje nuk mund të ndaloj tek vendkalimi i kalimtarëve, raporton carscoops, transmeton Telegrafi.

 Skoda’s Illuminated Grille Shows Pedestrians When It’s Safe To Cross The Road

Kjo nuk është hera e parë që ne shohim diçka të tillë, teksa sisteme të njëjta janë përdorur në koncept veturat autonome nga prodhues të shumtë veturash.

Grila e ndriçuar është akoma në fazën e konceptit, kështu që akoma nuk ofrohet në veturat e prodhuara. Skoda beson se ky lloj i tekonlogjisë mund të ndihmojë në reduktimin e lëndimeve të këmbësorëve, të cilat në vitin 2021 vetëm në Mbretërinë e Bashkuar kalonin shifrën prej më shumë se 16 mijë këmbësorëve të cilët pësuan lëndime.

Projekti është pjesë e një skeme më të gjerë testuese në Mbretërinë e Bashkuar. Pjesë tjetër e kësaj skeme është edhe roveri robotik IPA2X, i krijuar për të ndihmuar fëmijët, pleqtë dhe personat me aftësi të kufizuara në kalimin e rrugës.

 Skoda’s Illuminated Grille Shows Pedestrians When It’s Safe To Cross The Road

Ashtu si grila e ndriçuar, asistenti robotik që u tregon njerëzve kur është e sigurt të kalosh rrugën, u zhvillua nga Instituti i Informatikës, Robotikës dhe Kibernetikës në Universitetin Teknik Çek në Pragë, Universiteti Teknik i Mynihut dhe Skoda.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img