Site icon PrishtinaPress

Griezmann: Shumë shpejt do ta mësoni të ardhmen time

Ylli i Francës dhe Atletico Madridit, Antoine Griezmann, ka konfirmuar se vendimin për të ardhmen do ta bëjë publik në ditët në vazhdim.

Griezmann, 27-vjeçar, vazhdon të lidhet me një kalim te kampioni i La Ligës, Barcelona, pas edhe një sezoni të mirë me Atleticon, transmeton Express.

Ai pritej ta konfirmonte të ardhmen para Kupës së Botës, dhe të shtunën mbrëma konfirmoi se do ta bëjë atë shumë shpejt.

“Mirë që po interesoheni për këtë”, iu drejtua gazetarëve sulmuesi pas barazimit 1-1 të Francës kundër SHBA-së.

“E kam edhe një javë në dispozicion. Mendoj se do ta kuptojmë këtë javë”, konfirmoi ai.

Griezmann ka kontratë me Atleticon – klub të cilit iu bashkua më 2014 – deri në vitin 2022, por raportohet vazhdimisht se Barça është e gatshme ta paguajë klauzolën e lirimit të tij.

Exit mobile version