Site icon PrishtinaPress

Grevë e madhe e infermierëve në Britani të Madhe, kërkojnë rritje të pagave

Sindikata më e madhe e infermierëve në Mbretërinë e Bashkuar, po mban një tjetër grevë duke kërkuar rritje të pagave për shkak të inflacionit.

Për herë të parë, infermierët që punojnë në repartet e kujdesit intensiv dhe pavijonet e të sëmurëve me kancer do t’i bashkohen grevës, megjithëse po bëhen përjashtime në spitale ku mungesa e infermierëve mund të rrezikojë shëndetin e pacientit.

Kolegji Mbretëror i Infermierisë (RCN) është përfshirë në aksion që nga dhjetori, greva e parë e sindikatës që kur u themelua më shumë se një shekull më parë.

Greva fillimisht duhej të rifillonte të martën, por u anulua pasi një gjykatë javën e kaluar mbështeti qëndrimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies, se kohëzgjatja ishte e paligjshme.

Sekretari i Shëndetësisë, Steve Barclay e dënoi shtytjen, duke e përshkruar masën si mungesë respekti pasi qeveria, disa sindikata të sektorit shëndetësor dhe zyrtarë të NHS do të takohen nesër për të diskutuar një rritje të propozuar të pagave prej 5 për qind.

Me inflacionin mbi 10 për qind, presioni mbi pagat ka çuar në një sërë protestash në muajt e fundit, pasi punëtorët si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat kërkojnë rritje pagash.

Exit mobile version