-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Grevat rrezikojnë Qeverinë “Haradinaj”

Grevës në arsim e asaj në shëndetësi së shpejti mund t’i bashkohen edhe shërbyesit civilë, të cilët, po ashtu, po kërkojnë rritje të pagave. Sipas deputetëve, buxheti i shtetit nuk i përballon të gjitha këto kërkesa, ndërsa analistët politikë vlerësojnë se masivizimi i grevave e rrezikon Qeverinë “Haradinaj”

Mësimdhënësit dhe një pjesë e personelit mjekësor tashmë më shumë se dy javë po vazhdojnë të jenë në grevë, për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre për rritje të koeficientit, që nënkupton rritjen e pagave. Grevës së këtyre dy institucioneve publike sot do t’i bashkëngjiten edhe shërbyesit civilë të komunës së Prishtinës, të cilët po ashtu po kërkojnë rritje të pagave, derisa greva është paralajmëruar edhe nga shërbyesit civilë të komunave tjera.

Analistë të çështjeve politike në vend kanë vlerësuar se ditën e sotme shteti do të futet në vakuum institucional dhe se nëse nuk merren veprime serioze për grevat, ato mund ta fusin në krizë të thellë Qeverinë e po ashtu ta dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Në anën tjetër, anëtarë të Komisionit për Buxhet dhe Financa kanë thënë për gazetën “Zëri” se marrja e vendimeve jo të duhura në Ligjin për Pagat rrezikon që punëtorët në vend të mos paguhen fare.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img