Pavarësisht se në shumicën e shkollave në Kosovë po vazhdon greva e mësimdhënësve, kjo nuk po e pengon kryeministrin Albin Kurti që të zhvillojë vizita nëpër shkolla. I shoqëruar edhe nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, Kurti ka vizituar shkollën e mesme të lartë profesionale “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, me rastin e fillimit të pilotimit të arsimit dual.
Sipas njoftimit të ZKM’së, kjo nismë ka për qëllim mbylljen e hendekut të shkathtësive duke përgatitur kuadro me shkathtësi të duhura.
“Kjo nismë ka për qëllim mbylljen e hendekut të shkathtësive duke përgatitur kuadro me shkathtësi të duhura, që u përgjigjen kërkesave të tregut dhe është iniciuar nga MAShTI me mbështetje të fondacionit Besa dhe në bashkëpunim me përfaqësuesit e ndërmarrjeve vendore dhe donatorët.
Arsimi dual ka filluar të pilotohet për herë të parë nga ky vit shkollor 2022/2023 me pesë klasë të nxënësve të klasave të 10-ta, në profilet: floktari, kuzhinier, asistent i mikpritjes hoteliere dhe murator. Për dallim nga modeli paraprak, nga ky vit shkollor të rinjtë do të kenë mundësi, që gjatë tri viteve të shkollimit, ta kalojnë më shumë se gjysmën e kohës në vende reale të punës”, thuhet në njoftim.
Komunikata e plotë:
Me rastin e fillimit të pilotimit të arsimit dual, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizituan shkollën e mesme të lartë profesionale “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë dhe i uroi për nismën.
Kjo nismë ka për qëllim mbylljen e hendekut të shkathtësive duke përgatitur kuadro me shkathtësi të duhura, që u përgjigjen kërkesave të tregut dhe është iniciuar nga MAShTI me mbështetje të fondacionit Besa dhe në bashkëpunim me përfaqësuesit e ndërmarrjeve vendore dhe donatorët.
Arsimi dual ka filluar të pilotohet për herë të parë nga ky vit shkollor 2022/2023 me pesë klasë të nxënësve të klasave të 10-ta, në profilet: floktari, kuzhinier, asistent i mikpritjes hoteliere dhe murator. Për dallim nga modeli paraprak, nga ky vit shkollor të rinjtë do të kenë mundësi, që gjatë tri viteve të shkollimit, ta kalojnë më shumë se gjysmën e kohës në vende reale të punës.
Gjatë vizitës në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” dhe në biznesin partner në zbatim, u theksua roli kyç i arsimit dhe aftësimit profesional në rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.
U vlerësua bashkëpunimi institucional midis sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe sektorit privat, si parakusht i domosdoshëm për sistem të suksesshëm të arsimit dual. U theksua se në rastin e Kosovës faktor mbështetës në transformimin e AAP-së është përfshirja e mërgatës, që sjellë përvojat nga shtetet gjermanofolëse për t’i përshtatur në kontekstin tonë./Prishtinapress/