Site icon PrishtinaPress

Greva në Trepçë, protestohet para menaxhmentit në përkrahje të kërkesave të minatorëve

Këtë të enjte po protestohet para objektit të menaxhmetit të Trepçës, në përkrahje të minatorëve të cilët kanë hyrë në grevë tash e tri ditë.

Protesta është organizuar nga qytetarët e Mitrovicës në përkrahje të kërkesave të minatorëve për paga të rregullta, kushte më të mira dhe dorëheqje të menaxhmentit.

Arsim Musa, organizator i kësaj proteste, para mediave tha se minatorët nuk ka kushte për punë, sigurim shëndetësor e as gjëra elementare.

Ndryshe, minatorët janë në grevë për më shumë se 50 orë dhe gjendja e tyre shëndetësore nuk është e mirë.

Fevzi Ademi nga Sindikata e Minatorëve gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se greva e urisë e minatorëve të Trepçës do të vazhdojë deri në plotësimin e tri kërkesave të tyre.

Ndërmarrja “Trepça” për muajin shtator iu ka mbetur borxh minatorëve më shumë se gjysmën e pagës bazë

Exit mobile version