Site icon PrishtinaPress

Greva në Gjermani anulon fluturimet edhe nga aeroporti “Adem Jashari”

Qindra fluturime janë anuluar të hënën në Gjermani, pasi punonjësit e aeroporteve kanë nisur një grevë të madhe për kërkesa pagash më të larta.

Greva e sindikatave përfshin aeroportet e Hamburgut, Bremenit, Hanoverit, Berlinit, Duseldorfit, Dortmundit, Këlnit/Bonit, Leipzigut/Halle, Shtutgartit dhe Mynihut, transmeton Klankosova.tv.

E lidhur me këtë Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka  dalë me një njoftim.

“Ju njoftojmë, se për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, gjatë ditës së sotme, pritet të anulohen fluturimet në aeroportet gjermane, aty ku kemi linja direkte.”, thuhet në njoftimin e  tyre në Facebook.

Exit mobile version