Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport sot do të mblidhet për të diskutuar për grevën në arsim.
Në këtë mbledhje do të marrin pjesë ministrja e MASHT-it, Arbërie Nagavci, ministri i Financave, Hekuran Murati si dhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.
Ndërkaq, kjo pritet të zhvillohet duke filluar nga ora 11:00.
Kuvendi i Kosovës edhe sot vazhdon seancën me pikat e papërfunduara nga të kaluarat.
Në rend dite është votimi i Rezolutës nga debati parlamentar për Grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, etj.
Ndryshe, greva në arsim ka hyrë në javën e tretë dhe ende asnjë marrëveshje mes Sindikatave të Bashkuara të Arsimit (SBASHK) dhe Qeverisë së Kosovës./Prishtinapress/