0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Greva e ‘Pastrimit’/ Reagon i pari i kryeqytetit: Po punojmë për të gjetur një zgjidhje të shpejtë

Rrugët e kryeqytetit janë mbushur me mbeturina për shkak të grevës së punëtorëve të Kompanisë Regjionale “Pastrimi”. Punëtorët e pastrimit janë të pakënaqur me pagat që ata marrin dhe kjo i ka detyruar t’i futen grevës.

Para pak çasteve për situatën e krijuar ka reaguar edhe kreu i kryeqytetit, Përparim Rama. Ai ka thënë se kanë qenë aktivisht të angazhuar me Ndërmarrjen për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje dhe janë të përkushtuar për të arritur një marrëveshje të drejtë nga e cila do të përfitojnë edhe punëtorët dhe kryeqyteti, transmeton IndeksOnline.

Postimi i Ramës:

Të nderuar banorë të qytetit,

Me shqetësim të madh po e adresoj grevën e fundit të punëtorëve të Ndërmarrjes “Pastrimi”.

Ne e kuptojmë zhgënjimin e punëtorëve dhe njohim të drejtën e tyre për të protestuar, por vendimi i tyre për të ndërprerë punën ka pasur një ndikim të rëndë në pastërtinë e qytetit tonë.

Rrugët janë të mbushura me mbeturina dhe kjo situatë është e papranueshme.

Ne kemi qenë aktivisht të angazhuar me Ndërmarrjen për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje dhe jemi të përkushtuar për të arritur një marrëveshje të drejtë nga e cila do të përfitojnë edhe punëtorët dhe kryeqyteti.

Ndërkohë, ne jemi duke vendosur të gjitha burimet në dispozicion për të menaxhuar situatën dhe për të pastruar sa më shpejt mbeturinat.

Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar dhe ju sigurojmë se po punojmë me përkushtim të plotë për të zgjidhur sa më shpejtë situatën.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img