Këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi është në pritje të ëmbël.
Artistja nga Shqipëria ka konfirmuar se po bëhet nënë për herë të parë.
Ajo e konfirmoi lajmin e lumtur përmes një videoje që e ndau me fansat e saj në Instagram.
Autorja nuk ka zbuluar gjininë, por tha se është më e lumtur se kurrë më parë, ndërsa shkëlqente në një fustan të shkurtër shumëngjyrësh.
“Në pritje të ëmbël…më e lumtur se kurrë”, ka shkruar Greta në mbishkrimin e postimit.
Të shumta ishin komentet nga ana e fansave dhe miqve të saj, të cilët e uruan për shtatzëninë.
Theksojmë Greta prej vitesh është zhvendosur në Austri, atje ku jeton me bashkëshortin, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar akoma.