Një tjetër medalje e argjendtë i vjen Kosovës pas asaj që ia solli Distria Krasniqi.
Tani është atletja Gresa Bakraqi që ka arritur ta ngritë flamurin e Kosovës në podium.
Atletja kosovare ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023 në disiplinë e 3000 metrave me pengesa.
Gresa arriti në cak me kohë 10 minuta e 48,25 sekonda.