14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Greqia pranon ndihmën e Shqipërisë për shuarjen e zjarreve

Qeveria greke ka pranuar ndihmën nga Shqipëria për situatën e zjarreve. Ministria e Mbrojtjes njofton se tashmë drejt vendit fqinj do të shkojnë 10 mjete zjarrfikëse dhe 58 zjarrfikës.

Më konkretisht 58 forca zjarrfikëse, 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptare, strukturat zjarrfikëse nga Bashkia Korçë, Dropull, Maliq dhe Gjirokastër janë nisur për të ndihmuar Greqinë. Paraditen e sotme Greqia e refuzoi ndihmën e Shqipërisë, duke thënë se nuk kishin më nevojë.

Pavarësisht tensioneve të ditëve të fundit për çështjen Beleri, Shqipëria u tregua e gatshme të ndihmonte Greqinë ku deri më tani janë shënuar 26 viktima nga zjarret.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img