Site icon PrishtinaPress

Greqia e bëri striptiste, ministrja Kodheli reagon përmes Margaret Thatcher (FOTO)

Shumë kolegë i dolën në mbrojtje duke dënuar ashpër sulmin mediatik që ju bë ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli nga një portal grek. Këtë radhë, ministrja ka reaguar për herë të parë, duke përdorur një thënie të ish-kryeministres së Britanisë së Madhe Margaret Thatcher.

“Unë gjithnjë festoj pa masë nëse një sulm është praktikisht lëndues sepse mendoj, mirë, nëse ata sulmojnë dikë personalisht do të thotë se nuk u ka mbetur asnjë argument politik”, lexohet e shkruar në gjuhën angleze mbi një foto të Thatcher të cilën ministrja e ka shpërndarë në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook.

Militarie.gr, një portal dytësor në shtetin helen që kryesisht trajton çështje të sigurisë, shkruante se ministrja Kodheli 25 vite më parë ka punuar balerinë në një klub nate në Athinë. Sulm ky i cili erdhi pas përgjigjes së ashpër që ministrja Mimi Kodheli i dha homologut të saj grek, Panos Kamenos, i cili i veshur me rroba ushtarake deklaroi në kufi me Shqipërinë se “Forcat e Armatosura të Greqisë nuk duhet të frikësohen as nga shqiptarët as nga turqit”. Sipas tij Greqia nuk do të lëshojë asnjë centimetër tokë, ujë apo ajër ndaj fqinjëve.
Ndërkohë përgjigjja që i dha më herët ministrja Kodheli homologut të saj, ishte: “NATO u krijua për të bashkuar vendet demokratike të hemisferës veriore përballë çdo rreziku totalitar. Por sot e kam të vështirë të kuptoj pse ndonjë politikan në Ballkan vesh uniformë ushtarake dhe përpiqet të ngrejë fantazma të së shkuarës. Kanë ikur kohët e satrapëve”

Exit mobile version