7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Greqi/ Plagosi tre të rinj, lëshohet urdhërarrest evropian për 37-vjeçarin shqiptar

Prokuroria greke ka lëshuar një urdhër arresti europian për shqiptarin që plagosi tre të rinj grekë në Gazi të Athinës.

Sipas autoriteteve greke 37-vjeçari Nardi Ismet Idrizi qëlloi me një pistoletë dhe plagosi rëndë një grup të rinjsh pas një sherri banal jashtë një lokali.

Më herët policia arrestoi edhe mikun e tij Emiliano Jakupi 33 vjeç, i cili ishte i pranishëm në automjet dhe ishte pikërisht shkaku që nisi sherri mes dy palëve.

37 vjeçari me precedent të rëndë kriminal vazhdon të fshihet dhe tenton të shmangë policinë, e cila vazhdon të kontrollojë vendet dhe zonat ku ai ka shkuar muajt e fundit.

Siç mediave greke Nardi Ismet Idrizi po përpiqet të gjejë një mënyrë për t’u larguar nga Greqia dhe për të shkuar ose në Turqi ose në Maltë. Policia ka raportuar se i kërkuari i është drejtuar për ndihmë qarqeve të natës. Megjithatë, deri më tani duket se nuk ia ka dalë, pasi policia mendon se shumë shpejt do ta vërë në gjurmë dhe do ta nxjerrë para drejtësisë.

Shërbimet e policisë në të gjitha zonat kritike të vendit janë vënë në dijeni, në mënyrë që të jenë vigjilentë në rast të lokalizimit të 38-vjeçarit, i cili konsiderohet veçanërisht i rrezikshëm, pasi ka një precedentë “të rëndë”.

Autori 37-vjeçar i të shtënave në Gazi ësht kreu i një bande kriminale në Shqipëri, e përfshirë në një grabitje me armë në një pikë karburanti në Vlorë, i grabitjeve nëpër kazino dhe banka.

Në vitin 2012, ai u arrestua pas një grabitjeje me armë në një karburant në Vlorë, gjatë së cilës hapi zjarr me kallashnikov në drejtim të policisë. Më pas, ai fshihej në shtëpinë e një miku të tij derisa u arrestua. Ajo që e tradhtoi Idrizin ishte fakti që kishte hequr kapuçin që mbante në kokë pas grabitjes dhe identiteti i tij u zbulua nga kamerat e sigurisë.

Një vit më vonë, ai u dënua me 13 vjet burg. Ai u mbajt në burgun e Fierit dhe në vitin 2020 u lirua para kohe, ku lirimi shkaktoi bujë të madhe në vendin tonë, pasi 18 zyrtarë të burgjeve u akuzuan se e ndihmuan ta lironin.

Në Greqi 37-vjeçari ishte vendosur vetëm muajt e fundit, ku u bë pjesë e një bande në zonën e Agios Pavlos. Ai frekuentonte një dyqan atje. I afërmi i autorit, i cili i përkiste këtij grupi, ishte akuzuar më parë për vjedhje dhe të shtëna me armë zjarri.

Bëhet e ditur se në vitin 1998, vëllai i tij u ekzekutua nga një bandë rivale dhe që prej asaj kohe 37-vjeçari qarkullonte me identitetin e vëllait të tij të vdekur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img