Site icon PrishtinaPress

Greqi/ Babai e harron në makinë për tre orë, ndërron jetë foshnja 5 muajshe

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Artë të Greqisë, kur një baba harroi fëmijën e tij në makinë për disa orë dhe për pasojë foshnja humbi jetën.

Sipas mediavegreke, për arsye të panjohura deri më tani, babai e kishte harruar fëmijën në sediljen e pasme.

Kur pas 3 orësh ka kuptuar mungesën e fëmijës, ka shkuar te makina dhe e ka gjetur të lidhur në karrigen e fëmijës pa ndjenja.

Foshnja ishte pa ndjenja dhe nxirrte shkumë nga goja. Ai e dërgoi menjëherë në spitalin e Artës ku u konstatua dhe vdekja.

Ndërkohë foshnja është dërguar në spitalin e Janinës për t’iu bërë autopsia.

 

Exit mobile version