Një 37 vjeçar shqiptar ka vdekur në Greqi.
Ai bashkë edhe me një person tjetër 38-vjeçar grek, janë gjetur pa ndjenja në burgun e Malandrinos.
Siç raporton Euronews Albania, pas ardhjes së ekipit mjekësor, u konstatua se shqiptari kishte humbur jetën ndërsa 38-vjeçari grek u transportua me ambulancë në spitalin Amfisa dhe pas ndihmës së parë u kthye në qeli.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa priten rezultatet e autopsisë, e cila do të tregojë shkaqet e vdekjes së 37-vjeçarit.