Site icon PrishtinaPress

Grenell pas takimit me shqiptarët në Detroit: Ata e dinë që Trump duhet të jetë President i ardhshëm

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, është takuar me disa shqiptarë në Detroit të Michiganit.

Grenell ka postuar disa fotografi në rrjetin social Instagram ku shihet me një grup të shqiptarëve në Amerikë, duke ngrënë ushqim.

Ai thotë se shqiptarët amerikanë e dinë se Donald Trump duhet të jetë president i ardhshëm i SHBA-ve.

“Shqiptarët amerikanë, në Detroit e dinë se Donald Trump duhet të jetë president i ardhshëm”, ka shkruar Grenell në Instagram.

 

Exit mobile version