Një nga njerëzit më të afërt të ish-presidentit Trump dhe i dërguari i posaçëm i këtij të fundit për dialogun Kosovë – Serbi, sa Trump ishte president, Richard Grenell, vazhdon të ndjekë me vëmendje situatën në veri.
Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, ai ka thënë se pajtohet plotësisht me ambasadorin aktual të ShBA-së në Kosovë.
“Pajtimi” ka të bëjë me deklaratën e Hovenier, lidhur me atë se kush krijoi situatën në veri, duke drejtuar gishtin kah kryeministri kosovar.
Tutje, Grenell ripërsëriti fjalët e Jeff, ku thuhet se kjo krizë ka qenë e panevojshme, sipas perspektivës së tyre gjithmonë.