Site icon PrishtinaPress

Grenell në Beograd: Trump nuk do të lejojë që zgjidhja e marrëveshjes Beograd – Prishtinë të zgjas shumë

Përfaqësuesi special i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pas takimeve që pati me liderët kosovarë, ka udhëtuar drejt Beogradit, ku edhe atje pritet të zhvillojë takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, shkruajnë mediat serbe.

Para se të zhvillon takim me presidentin serb, Grenell i është drejtuar gazetarëve ku tha se ekziston një afat i shkurtër kohor për zgjedhjen e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe se Trump nuk dëshiron të shpenzojë kohë dhe nuk do të lejojë që zgjedhja të zgjasë shumë nëse nuk ka përparim.

Ai theksoi se në Prishtinë ka kërkuar që të hiqet taksat, ndërkaq ka porositur Beogradin të ndalë fushatën për çnjohjet e Kosovës.

I pyetur nga gazetarët nëse është optimist se një gjë e tillë do të ndodhë, ai tha se edhe njerëzit e biznesit e qytetarët e rëndomtë kërkojnë përparim.

“Janë gjëra që edhe njerëzit nga fusha e biznesit e dinë se duhet të ndodhin, qytetarët e rëndomtë e dinë se duhet të ndodh, por disa politikanë janë ‘robëruar’ në mënyrën e vjetër të menduarit dhe dëshirojnë të grinden për gjithçka. Ekziston një hapësirë shumë e vogël dhe SHBA-të do të koncentrohen që ta zgjidhin, por do të insistoj që edhe Serbia të ndalet me lobimin e saj, një gjë e tillë duhet të ndodhë. Mendoj se jemi afër që të ndodhë një gjë e tillë. Njerëzit duan të ecin përpara, të shikojnë para dhe të tejkalojnë të kaluarën”, ka shtuar Grenell në Beograd.

E pas insistimit të gazetarëve se nëse e di se si mund të arrihet marrëveshja dhe cila do të ishte zgjedhja për marrëdhëniet Beograd-Prishtinë, ai tha shkurt se nuk e parasheh të ardhmen.

“Po të mos të parashikoja të ardhmen do të luaja loto dhe do të zgjidhja numrat fitues dhe do të isha një njeri shumë i pasur. Por, nuk di. Fakti që jemi koncentruar në këtë çështje, ndjej energjinë që mund të vijmë deri të zgjidhja, por më duhet të them se shumë pak kohë kemi për këtë, presidenti Trump nuk dëshiron të humb kohë dhe nuk do të lejoj që zgjedhja të zgjatë shumë nëse nuk ka përparim. Shpresoj që Serbia dhe Kosova ta shfrytëzojnë mundësinë që tani e kanë”, ka shtuar Grenell.

Exit mobile version