0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Grenell-Kurtit: Sjellje të çrregullt, të ndalojë lëvizjet e njëanshme

Ish-emisari special amerikan për dialogun nga Administrata Trump, Richard Grenell po e quan ‘sjellje të çrregullt’ mos ndërmarrjen e veprimeve nga Qeveria Kurti, pas kërkesave të ndërkombëtarve për vendimin e fundit të BQK-së.

Kjo pas kërkesës së ndërkombëtarëve për ta shtyrë hyrjen në fuqi të saj, meqë u tha se zbatimi i saj pritet të nis nesër.

Lidhur me këtë, Grenell shkruan në X se Kurti duhet të ndalojë së vepruari njëanshëm nëse dëshiron që amerikanët të mbrojnë sigurinë e rajonit përmes trupave të NATO-s.

”Nëse Albin Kurti dëshiron që amerikanët të vazhdojnë të paguajnë dhe të mbrojnë sigurinë e rajonit përmes trupave të NATO-s, atëherë ai duhet të ndalojë së bëri lëvizje të njëanshme që rrezikojnë sigurinë e 572 burrave dhe grave amerikane nga Teksasi, Oklahoma, Iowa, Rhode Island (dhe së shpejti do të jetë Gjeorgjia ) që aktualisht shërben në Kosovë”.

Tujtje ai tha se Kurti po rrezikon jetën e amerikanëve me veprimet e tij.

”Sjellja e tij e çrregullt duke injoruar kërkesat e komunitetit ndërkombëtar nuk mund të hidhet poshtë më nga ekipi Biden dhe Senati i SHBA. Ai po rrezikon jetën e amerikanëve me veprimet e tij. Ai duhet të ndalojë luftën e tij – ose trupat amerikane duhet të tërhiqen në shtëpi për shqetësime sigurie”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img