Grenell: Kurti e Osmani të caktojnë datën e zgjedhjeve, të krijohet Asociacioni
A.S
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, është takuar në Beograd me ministrin e Mbrojtjes të Serbisë Millosh Vuçeviq.
Takimi vjen pikërisht në ditën kur janë bërë një muaj nga agresioni në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Grenell tha se Serbia e mirëpret rritjen e prezencës së trupave të NATO-s në Kosovë.
Ai pati edhe një kërkesë për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.
“Të cakohet data e zgjedhjeve në veri dhe të krijohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”, tha ai.