Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, është takuar në Beograd me ministrin e Mbrojtjes të Serbisë Millosh Vuçeviq.
Takimi vjen pikërisht në ditën kur janë bërë një muaj nga agresioni në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Grenell tha se Serbia e mirëpret rritjen e prezencës së trupave të NATO-s në Kosovë.