0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Grenell i reagon ambasadorit amerikan: S’është pasaktësi të thuhet që Kurtit s’iu ofrua takim në Shtëpinë e Bardhë

Ish-emisari i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka reaguar ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jefrey Hovenier, pasi ky i fundit është shprehur i zhgënjyer me disa raportime në mediat kosovare rreth takimit të Kurtit në Washington me këshilltarin e Joe Biden, Jake Sullivan.

Grenell ka thënë se nuk është pasaktësi të thuhet që Kurtit nuk i është ofruar një takim në Shtëpinë e Bardhë.

“Përderisa është e vërtetë që disa takime mbahen në ojbketin e Eisenohower, Kurti nuk u shpërblye me një takim në zyrat e Këshillit për Siguri Kombëtare, në dhomën e Rusvelt-it apo në zyrën Ovale. Ai mund të kishte, por s’i pati”, ka shkruar Grenell, raporton Express.

Ish-emisari tutje ka thënë se Kurti është përballur me kritika të ashpra nga Demokratët dhe Republikanë në Kongres gjatë takimeve në Capitol Hill.

“Ai ishte i mbushur me justifikime dhe jo me ide të reja. Politikanët amerikanë nuk ishin të lumtur që ai refuzoi ndihmën e qeverisë amerikane për energjinë e pastër”, ka shtuar tutje ish-emisari amerikan.

Në fund Grenell thotë që “edhe ekipi i dobët e Bidenit është i dëshpëruar me Kurtin. Kjo është e vështirë për t’u arritur”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img