3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Grenell i drejtohet Veselit: SHBA-ja po kërkon heqjen e taksës – Albini ka të drejtë

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka bërë një postim, pas një deklarate të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, lidhur me taksën ndaj produkteve serbe.

Grenell ka bërë një koment në një postim të cilin kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës e kishte bërë më 21 janar.

Në postimin e tij, Veseli kishte shkruar se Kosova i është mirënjohëse presidentit amerikan, Donald Trump, për vëmendjen dhe kujdesin e vazhdueshëm që ai tregon ndaj Kosovës.

“Ne e dimë që jemi në rrugën e duhur në çdo proces kur kemi mbështetjen e SHBA-ve. Shumë faleminderit ambasadorit Rrichard Grenell dhe këshilltarit të sigurisë Robert O’Brien për rolin vendimtar”, kishte shkruar Veseli.

 

E lidhur me këtë, diplomati i lartë amerikan ka shkruar: “Kadri, SHBA-ja po kërkon heqjen e taksës 100 për qind. Ajo dëmton Kosovën dhe pengon bizneset në krijimin e vendeve të reja të punës. Albini ka të drejtë në këtë”, ka shkruar Grenell në Twitter.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img