Site icon PrishtinaPress

Grenell fajëson Kosovën për veriun, i propozon Blinkenit kërkesa konkrete për Kurtin

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka komentuar zhvillimet e fundit, duke thënë se dhuna e ditëve të fundit në Kosovës është e papranueshme.

Grenell ka fajësuar qeverinë e Albin Kurtit për tensionet e krijuara në veri, ndërkohë që nuk ka përmendur barrikadat e vendosura nga grupe të dyshimta kriminale, të cilat disa herë kanë sulmuar gazetarë e policë e së fundmi kanë shtënë edhe pranë patrullave të KFOR-it.

Për më shumë, Grenell i ka kërkuar Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken që t’ia shtroj disa kërkesa kryeministrit Kurti, që kanë të bëjnë me lirimin e të burgosurve serbe dhe mos-arrestimin e protestuesve paqësore.

“Dhuna e fundit në Kosovë, është e papranueshme. Albin Kurti vazhdon aksionet e tij unilaterale në veri, duke shkelur marrëveshjet ndërkombëtare. Antoni Blinken duhet të kërkojë: Kurti të lirojë të burgosurit serbë dhe të përmbahet nga arrestimi i protestuesve paqësore dhe…”, ka shkruar Blinken.

Exit mobile version