4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Grenell: E tmerrshme, s’ka akuza për Thaçin, gjyqit po i vjen era politikë, dikush është duke luajtur me politikën

INTERVISTA BLENDI FEVZIU

FEVZIU: Le të themi se shtatori i vitit 2020 ka qenë përplasja më e madhe e Kosovë-Serbi që pas luftës. Në qershor 2020, presidenti Hashim Thaçi, do të vinte në Uashington për të nënshkruar marrëveshjen, por u ndalua, sepse ishte i akuzuar për krime lufte. Çfarë ndodhi me Hashim Thaçin?

GRENELL:Nuk e di me siguri, por di të them se presidenti Thaçi ka arritur në atë pikë të negociatave.

FEVZIU: Ai do të udhëtonte drejt Zyrës Ovale.

GRENELL:Po, mendoj se është e tmerrshme që të ndalohesh në këtë mënyrë. Nuk e di se çfarë ndodhi me siguri, por ajo që mund të të them është se në atë pikë të negociatave, Thaçi kishte marrë vendime të mira për të vendosur paqen. Ishin vendime të mira, por edhe të ashpra, ishim në rrugën e duhur. Pas më shumë se 20 vjetësh, Gjykata Ndërkombëtare nxori diçka, por momenti kur e bënë ishte skeptik dhe i tmerrshëm. Bota Perëndimore duhet të kthejë sytë pas dhe të thotë: “Diçka nuk po shkon. Dikush është duke luajtur me politikën.” Do të bëja thirrje për çdo përfaqësues perëndimor, qeveri, agjenci për të punuar fort dhe për të nxjerrë Thaçin nga burgu. Është e papranueshme që ta mbash në qeli kaq gjatë, pa akuza të qarta.

FEVZIU: Askush nuk e di se sa gjatë do të vuajë dënimin.

GRENELL:Është e papranueshme.

FEVZIU: Thuhet se mund të kalojë 10 vjet përmes këtij procesi dhe në fund të të cilit të mos ketë asnjë të drejtë.

GRENELL:Është e tepërt që Komuniteti Ndërkombëtar e lejon të vazhdojë një gjë e tillë. Nuk e di pse po e lejon Uashingtoni, Berlini, Parisi apo Brukseli. Është e papranueshme të dënosh dikë me burg pa pasur akuza shumë specifike. Dhe kjo gjë ndodhi pas 20 vjetësh, kur ai po shkonte për të nënshkruar një marrëveshje. Vjen era politikë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img