Grenell demanton ministrin e AAK’së për heqjen e vizave nga SHBA: Nuk është e vërtetë

72
Advertisement

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se një e arritur e madhe për Kosovën ka ndodhur në Washington rreth heqjes së vizave nga SHBA’ja, mirëpo duke se kjo nuk është e vërtetë.

Advertisement

Selimi tha dej se Kosova tashmë ka hyrë në programin e SHBA’së për heqjen e vizave dhe tanimë janë disa procedura që duhet kryer.

“Grenell dhe O’Brien u zotuan se shpejt Kosova do të hyjë në programin e heqjes së vizave të SHBA-së. Ky program është një proces që duhet ta kalojmë”, tha Selimi dje në një lidhje direkte në Klan Kosova.

Mirëpo, duket se kjo nuk është e vërtetë, pasi po e demanton Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Grenelle e ka quajtur të pavërtetë informacionin se Kosova do të hyjë shumë shpejtë në programin ”Visa Waiver Program”, (VWP) për heqjen e vizave me Amerikën.

”S’është e vërtetë”, është shprehur Grenell në një reagim të tij të zakonshëm në twitter, derisa ka shpërndarë një statusi të Petrit Selimit, i cili kumtonte lajmin e thënë dje nga Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, se Kosova se shpejti do të hyjë në programin e VWP, ku kosovarët s’do kenë më nevojë për viza për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

PostAdssFotoja e reklamës