-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Grenell: BE-ja me takimin në Bruksel e shpërbleu Kurtin

Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka theksuar se BE-ja e ka shpërblyer kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me një takim në Bruksel, pavarësisht se sipas tij “Kurti ka injoruar kërkesat e tyre.

Në një deklaratë për Kosovo Online, Grenell ka thënë se politika e administratës së Bidenit për krizën aktuale të serbëve të Kosovës është që të lejojë Bashkimin Evropian të udhëheqë negociatat, gjë që ai thotë se është dëshirë e Unionit.

“Kjo është pikërisht ajo që donte BE-ja, 27 anëtarët iu përgjigjën krizës ballkanike duke caktuar takime dhe duke bërë deklarata, por ndërmorën pak veprime”, tha Grenell.

Siç thekson ai, më 3 qershor 2023, BE-ja e bëri të qartë se siç tha ai “veprimi i njëanshëm i kryeministrit Albin Kurti në veri të Kosovës është fajtor për krizën aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“Deklarata e BE-së ishte e qartë, por Kurti i injoroi të gjitha kërkesat”. “Në vend që të thërrasë Kurtin për mosveprimin në tre muajt e fundit, BE-ja e shpërbleu atë me një takim tjetër në Bruksel të enjten, më 14 shtator, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, tha Grenell.

Grenell theksoi se i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, është një politikan serioz i cili ka treguar pakënaqësi ndaj Kurtit, por që edhe” ai nuk i ka dënuar veprimet e Kurtit”.

“Nëse BE-ja dëshiron të merret seriozisht në çështjet e jashtme, atëherë duhet të nënkuptojë atë që thotë.” “Nuk duhet të ketë një takim tjetër për të diskutuar çështjet derisa të plotësohen kërkesat e 3 qershorit”, përfundoi Grenell.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img