Site icon PrishtinaPress

Greg Delawie u drejtohet nesër deputetëve në debat – Kjo është agjenda e plotë (Dokument)

Nesër në debatin shkencor për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie do t’iu drejtohet deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Debati, nesër do të zhvillohet në orën 10 në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës.
Kohavisioni ka siguruar agjendën e plotë të debatit, pjesë e së cilit do të jetë edhe Ambasadori Amerikan Greg Delawie.
Sipas agjendës fjalën hyrëse do ta ketë kreu i Kuvendi, Kadri Veseli, e më pas do të prezantohet raporti i Komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Ndërsa para debatit do t’i paraqesin argumentet e tyre ekspertët e propozuar nga grupi i deputetëve që kanë kërkuar debatin.
Sipas agjendës në debat do të jenë të pranishëm vetëm deputetët e jo edhe ekspertët, siç kanë kërkuar partitë opozitare. Nga AAK-ja do të jetë lideri Ramush Hardinaj, kjo pasi ai ka bërë kërkesë për të qenë pjesëmarrës aty, por shtatë ekspertët e zgjedhur nga aleanca nuk do të mund t’i përballin argumentet me komisionin shtetëror ka thënë Blerim Kuçi.
Ndërkohë, Glauk Konjufca thotë se kjo është bërë me qëllim që të devalvohet debati, nga i cili edhe ashtu thonë se nuk po presin rezultate.
Një ditë më parë kryeministri Mustafa ka thënë se tryeza e 3 gushtit do t’i vërë në pah argumentet dhe nëse argumentohet që Kosova nuk humb territor, atëherë ata që kanë dalë kundër duhet të tërhiqen e ta votojnë marrëveshjen.

Exit mobile version