0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Gray komenton ironitë e Kurtit dhe Vuçiqit: Mund të jetë një mënyrë e përafrimit

Korrespondent i lartë në Reuters që mbulon politikën e jashtme të NATO-s dhe BE-së, Andrw Gray, përmes një cicërime në Twitter, ka thënë se reagimet e presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti pas pajtimit për të zbatimin e marrëveshje së 27 shkurtit nuk janë të mira.

Ai e ripostoi shkrimin e çuditshëm të kryeministrit Albin Kurti në Twitter ku tha se presidenti i Serbisë Vuçiq e kishte refuzuar një propozim të tij për Asociacionin.

“A është ai Dr. No apo Z. Nyet?”, pyet ironikisht në postim Kurti.

Gray ka thënë se një ironi të ngjashme bëri edhe Vuçiqi duke thënë se një dhimbje në dorë ia pamundësoi nënshkrimin e dokumentit.

Megjithatë, ai në fund tha se këto mund të jenë një rrugë që Kurti dhe Vuçiq të t’i përafrojnë marrëdhëniet diplomatike mes dy shteteve.

Postimi:

Reagimet fillestare për marrëveshjen Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja nuk janë të mira.

Presidenti i parë serb Vuçiq bëri shaka për një dhimbje në dorë që e bënte të paaftë të nënshkruante dokumente.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img