Dje në Seancën e Kuvendit të Kosovës, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka prezantuar projekt-ligjin për fertilizimin me asistencë mjekësore. Ndaj kësaj nisme ligjore pati komente të ndryshme, por ajo që ka bërë bujë më së shumti ka qenë fjalimi i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci.
“Unë po du me kanë e sinqertë edhe publikisht me thanë këtë pjesë që unë përderisa nuk e kam pasë mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore apo çfarëdo forme tjetër, kam dashtë me u ba nanë”, ka thënë Bogujevci.
“Përderisa unë kam dashtë të bëhem nënë për mua ka qenë me rëndësi çfarë ka ofruar shkenca me ma mundësu atë të drejtë e jo me ma determine një burrë, që unë duhet medoemos të kem një burrë me të cilin martohem për tu bërë nënë”, ka shtuar ajo.
Ndaj, kësaj deklarate kanë “shpërthyer” komente të ndryshme në rrjete sociale, disa prej të cilave janë paraqitur në vijim.