Gratë që përdorin antibiotikë për më shumë se dy muaj radhazi janë në rrezik për rritjen e gjasave së një sulmi në zemër ose goditje në tru, sugjeron një hulumtim i ri.
Ekspertët besojnë se përdorimi afatgjatë i ilaçeve fshin bakteret e shëndetshme në zorrë, duke krijuar një çekuilibër që rrit inflamacionin, ngushton enët e gjakut dhe përfundon duke dëmtuar zemrën.
Ata mendojnë se kjo krijon një efekt kumulativ, kështu që sa më shpesh një grua përdor antibiotikë gjatë jetës së saj, aq më i madh është rreziku eventual.
Hulumtuesit, të cilët analizuan 36,500 gra në SHBA, zbuluan se ato mbi 60 vjeç që përdorën antibiotikë për më shumë se dy muaj kishin 32 për qind më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundje të zemrës në tetë jetët e ardhshme sesa aoa që nuk përdorën ilaçe.