Organizuar nga Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës dhe mbështetur nga UNDP-ja, nesër mbahet takimi i deputeteve të Kuvendit dhe mbi 100 asamblistëve nga komuna të ndryshme të Kosovës, në të cilin do të diskutohet për buxhetimin gjinor.
“Takimi është planifikuar të ofrojë fokus të ri në aspektet e buxhetimit gjinor dhe të paraqes përpjekje të re në forcimin e mëtejmë të kapaciteteve të gruas në politikë, për të adresuar në mënyrë të përbashkët çështjet e buxhetimit gjinor dhe për promovimin e barazisë gjinore brenda kontekstit dhe rrethanave aktuale në Kosovë”, thuhet në një komunikatë për media.
Në këtë ngjarje e cila do të mbahet në sallën ku mbahen seancat e Kuvendit do të flasë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, përfaqësuesja e UNDP-së në Kosovë Alessandra Roccassalvo, anëtaret e Bordit të Grupit të Grave të Kuvendit të Kosovës, Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës, etj.