Pas një edicioni fantastik me skuadrën e Arsenalit, mesfushori shqiptar Granit Xhaka ka ardhur për vizitë në Kosovë.
Gazetari kosovar, Arlind Sadiku ka sjellë disa pamje nga vizita e Xhakës në Kosovë.
“Kënaqësi ta takoj yllin shqiptar të futbollit Granit Xhakën te ‘Kështjella’ e Ilir Limajt në Malishevë. Djalë bujar, zemërgjërë e modest”, thuhet në postimin e Sadikut.
Xhaka ka zhvilluar njërin prej sezoneve më të mirë në karrierën e tij shtatë vjeçare me skaudrën e Arsenalit. Ai pritet të largohet nga “Emirates”, teska për të janë interesuar gjigantët gjermanë si Bayern Munich, Leverkusen e Dortmund.