Kryetari Jashari po ashtu i ka dhuruar një simbol të Familjes Jashari.
Kryetari Bekim Jashari ka theksuar se “Graniti dëshmoi se ishte lojtari më i spikatur në ekipin e tij, ai të bën të ndjehesh krenar me të”.
Ja postimi i plotë i Z. Bekim Jashari në rrjetin social:
“Ndeshja e mbrëmshme, ku ishim spektator në ndeshjen finale të Arsenalit, me ftesë të miqve tanë, shijuam një atmosferë të veçantë.
Graniti dëshmoi se ishte lojtari më i spikatur në ekipin e tij, ai të bën të ndjehesh krenar me të.
Përkundër angazhimeve të tij, sot, Graniti e kaloi një mëngjes të përbashkët me mua dhe Ramizin. Ai na dhuroi dy ndërresat e tij, të ndeshjes së mbrëmshme, nga dy pjesët e lojës.
Po ashtu, Granitit ia dhurova një simbol të Familjes.
Faleminderit, krenar me Granitin!”.