Site icon PrishtinaPress

Granit Xhaka nominohet për ta fituar çmimin Lojtari i Vitit në Zvicër

Futbollisit kosovar i cili po shkëlqen këtë sezon me Bayer Leverkusenin, Granit Xhaka, është nominuar për çmimin Lojtari zvicran i Vitit për vitin 2023.

SFV (Federata Zvicerane e Futbollit) dhe SFL (Liga Zviceriane e Futbollit) do të shpallin çmimet e tyre vjetore për 2023 të hënën, më 15 janar.

Xhaka është edhe kapiten i kombëtares zvicrane, i cili i ka çuar në kualifikim për në Euro 2024.

Një fitore do të ishte e treta e Xhakës, pasi më parë ishte shpallur Lojtari i Vitit në 2017 dhe 2022.

Exit mobile version