Site icon PrishtinaPress

Granit Xhaka e fiton përsëri çmimin “Lojtari i Muajit” te Arsenali

Për të dytin muaj radhazi, Granit Xhaka e ka fituar çmimin e më të mirit te Arsenali.

Mesfushori nga Kosova mori çmimin “Lojtari i Muajit” për muajin tetor te skuadra londineze.

Xhaka gjatë muajit tetor u paraqit në 9 ndeshje dhe shënoi 3 gola.

Në garën për çmimin “Lojtari i Muajit”, 30-vjeçari mposhti Thomas Parteyn dhe Bukayo Sakan.

Për këtë çmimin vendosin votat e tifozëve të klubit të Arsenalit.

Granit Xhaka mori 42% të votave, Partey 35% dhe Saka 13%.

Exit mobile version