Site icon PrishtinaPress

Grand Slami i Parisit: Dardan Cena e kalon sfidën e parë

Dardan Cena e ka nisur mbarë aventurën në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris.

Xhudisti kosovar kaloi me sukses në raundin e tretë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Në raundin e dytë, Cena e mundi me waz-ari xhudistin nga Hong Kongu, Hong Nin Mak.

Në raundin e parë, Cena kaloi pa luftë.

Sot gjithashtu garojnë edhe Akil Gjakova në kategorinë e njëjtë me Dardanin dhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Exit mobile version