Loriana Kuka do të garojë sot në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Xhudistja kosovare do të garojë në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Kuka në raundin e parë ka kaluar pa luftë, kurse në të dytin do të përballet me gjermanen Teresa Zenker.
Kujtojmë se në këtë Grand Slam garoi edhe Nora Gjakova, e cila u stolis me medaljen e bronztë në kategorinë deri në 57 kilogramë./Prishtinapress/