Një deputete e Ukrainës pretendon se fabrika Azoval për hekur dhe çelik në Mariupol është shkatërruar nga granatimet ruse.
“Një nga fabrikat më të mëdha metalurgjike në Evropë u shkatërrua. Humbjet ekonomike për Ukrainën janë të mëdha. Mjedisi është i shkatërruar”, tha Lesia Vasylenko.
Vasylenko ndau një video me mesazhin e saj, në të cilën shihen shtëllunga të dendura tymi të zi që dalin nga fabrika, në periferi të qytetit të rrethuar.
Drejtori i përgjithshëm i Azovstal konfirmoi në rrjetet sociale se punimet e hekurit dhe çelikut ishin goditur, por nuk konfirmoi shkallën e dëmit.
Përpara luftës me Rusinë, qyteti port jugor i Mariupolit ishte një qendër për industrinë, si dhe për arsimin e lartë dhe biznesin.
Qyteti është përballur me bombardime nga trupat ruse, të cilët po rrethojnë portin e Detit të Zi.