1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Granata që tmerroi familjen Hyseni

Shkoi për të rënë në gjumë si çdo natë tjetër.

Por, zgjimi nuk ishte i zakonshëm.

Në momentin kur Bahri Hyseni doli në oborr pamja në të cilën hasi e trishtoi.

Dy veturat e tij dhe pjesë të skajit të shtëpisë ishin dëmtuar rëndë.

Në atë moment kryesuesi i Bordit të Ndërmarrjes Trepa, thotë se e telefonoi policinë.

Kur këta të fundit arritën në vendngjarje, konstatuan se bëhej fjalë për një shpërthim.

Dyshimet e para janë që shpërthimi të ketë ndodhur nga një granatë dore.

Kurse Hyseni ka dyshime se e gjithë kjo ka të bëj me pozitën e tij zyrtare.

Në gjithë këtë fatkeqësi, ai thotë se kishte fat për këtë gjë.

Shpërthimi që të besohet të ketë ndodhur pas orës 1 të mëngjesit të së enjtes ishte dëgjuar nga një fqinje.

Ani se nuk pranoi të flas para kamerave, ajo thotë se nga shpërthimi i ishte lëkundur shtëpia e saj.

Kurse, nga Policia thonë se tashmë kanë nisur hetimi për secilin detaj për këtë ngjarje.

Ilmi Prekazi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Jugut, konfirmoi për tëvë1 se deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar lidhur me këtë ngjarje.

Derisa, familja Hyseni po mbesin me shpresë që autorët të gjenden.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img