Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se pas një pune intensive hetimore zyrtarët e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, kanë identifikuar dy persona të dyshuar për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
“Dërgohen në mbajtje dy persona për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Pas një pune intenzive hetimore zyrtarët e Njësitiit të hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, kanë identifikuar dy persona të dyshuar për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Rasti (shpërthimi i një granate) ka ndodhë me datën 12.04.2024, në rrugën “Zekrija Cana”, në Prishtinë. Prezenca e personave të dyshuar: – F.F, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe -E.M, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është siguruar sot nga ana e hetuesve. Pas intervistimit personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e ndalimit”, thuhet në njoftim.
Nga shpërthimi i asaj dite të 12 marsit, ishin dëmtuar disa vetura, derisa ishte raportuar se cak i sulmit kishte qenë reperi Agon Abdullahu, i njohur si Noga.
Dy të arrestuarit janë dërguar në qendrën e ndalimit.