Site icon PrishtinaPress

Grajqevci thotë se Gjykatat nuk kanë bërë asgjë për të zhdukurit

Kryetari i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit, Ahmet Grajqevci thotë se ka persona të ndryshëm që kanë dashur të përfitojnë duke gënjyer familjarët se i kanë familjarët e tyre gjallë diku, por që Prokuroria dhe Gjykata nuk janë marrë me këtë çështje.

Sipas tij, këto raste kanë ndodhur para vitit 2007, por që atëherë njerëzit kanë shitur shtëpia “për ta gjetur djalin dhe Gjykata nuk mirret në atë drejtim”.

“I kanë bind familjarët, se familjarët e tyre janë diku gjallë. Ka edhe në drejtësi si matrapaz që janë paditur, por ende Gjykata si ka përfundu. 24 vite nuk është marrë me matrapazë…menjëherë pas lufte kjo ka ndodh, se tash viteve të fundit jo, prej 2007 nuk guxon të ndodh kjo. Prej 2007-2008 nuk guxon të ndodh kjo. Por pse nuk ndëshkohen ata para 2007?! Çka bon Prokuroria?! Vdesin familjarët, ju kanë marrë me qindra mijëra euro, edhe janë mbet njerëzit, kanë shitur shtëpia e banesa për me gjet djalin dhe Gjykata nuk mirret në atë drejtim”, deklaroi ai në Tëvë 1.

Kosova shënon sot Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës, ku edhe pas 24 vjet pas lufte ende nuk dihet asgjë për fatin e 1 mijë 621 personave të zhdukur me dhunë nga forcat serbe

 

Exit mobile version