Grafiti “vdekje shqiptarëve” është shkruar në oborrin e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.
Për këtë ka shkruar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu.
“Në oborrin e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc gjatë ditës së sotme, qytetarët e kanë parë këtë grafit ‘vdekje shqiptarëve’”, ka shkruar Lutfiu në Facebook ku ka bashkangjitur edhe një fotografi të grafitit.
Ai ka ftuar organet e rendit që ta zbulojnë autorin dhe të marrin masa.