Site icon PrishtinaPress

Grafitet në Bujanoc, Bislimi: Kjo është pjesë e një modeli represionesh të shqiptarëve në Luginë

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar për grafitin e dytë në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.

Ai ka thënë se ky grafit është pjesë e kërcënimeve të serbëve ndaj shqiptarëve në Bujanoc, përmes një reagimi në X.

“Vdekje shqiptarëve, nuk ju duam, Kosova është Serbi!’. Një tjetër mesazh urrejtës është gjetur sot në hyrje të repartit të fëmijëve në Bujanoc. Ky nuk është një incident i izoluar, por pjesë e një modeli më të madh kërcënimesh dhe represionesh kundër shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka thënë Bislimi.

Exit mobile version