6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Grafitet kundër Kosovës, ekspertët: Luftë speciale e Serbisë

Të rrezikshme po konsiderohen grafitet në Serbi që bëjnë thirrje për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Si të tilla vlerësohet se janë produkt i bashkëpunimit të ekstremit të djathtë dhe organeve serbe të sigurisë. Ekspertët e sigurisë thonë për KosovaPress se grafitet që së fundmi janë shfaqur në masë të madhe në Serbi, kanë përmbajtje nacionaliste, ekstremiste dhe bëjnë thirrje për dhunë.

Së fundmi, shumë rrugë të Serbisë janë mbushur me grafitë ku shkruhet “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”. Për herë të parë ky slogan është parë në një ndeshje futbolli, në të cilën ka marrë pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi deklaron se kjo është një luftë speciale e krerëve të institucioneve në Serbi.

“Kjo është një luftë speciale që kreu i qeverisë serbe, sidomos shefi i inteligjencës, i cili është edhe kështu është person non-grata, Vulini, edhe ky vet i prodhon këto me qëllim të propagandojë duke ndjellë edhe një lloj urrejtje në aspektin e subjektivitetit të shtetit të Kosovës, por edhe të ndjenjës së qytetarëve tjerë përveç ekstremistëve serbë që janë në veri të Kosovës. Tek këta ndjellë që kinse do të kthehet ushtria, që realisht e dini që në kërkesën e kreut të një vendi fqinj, Serbisë edhe KFOR, por edhe nivelet evropiane edhe ShBA-të ju përgjigjen me mënyrë strikte se nuk ka më kthim prapa të asnjë strukture qoftë ushtarake, apo policore”, thotë Ibishi.

Për këto grafite ka pasur reagime të ashpra në Kosovë si dhe disa personalitete ndërkombëtare.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se thirrjen për dhunë janë të pandërprera dhe ka krahasuar këtë ngjarje me ngjarjen e vitit 1990.

“Në vitin 1990, tifozët e klubit serb të futbollit Crvena Zveza, të udhëhequr nga mafiozi serb i paditur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Arkan, u revoltuan kundër Kroacisë. Për disa, kjo ishte një shkëndijë e lufëtarëve që pasuan. Dje Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Thirrjet për dhunë janë të pandërprera”, ka shkruar Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img