Në Mitrovicën e Veriut janë vendosur disa grafite, shkruan Kossev.
“Nga data 21.11 është detyrë e të gjithëve të rezistojnë në çdo hap! Brigada Veri”, shkruan në grafit.
Në fund të gushtit ishin vendosur disa grafitë “Mos u shqetëso, këtu jemi – Brigada Veriore” dhe “NATO shko në shtëpi. Kjo është Serbi. Brigada e Veriut porritet dita-ditës”.
Kujtojmë që nga 21 nëntori të gjithë shoferët që vozisin me targa ilegale do të gjobiten me nga 150 euro.
Për këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, serbët janë larguar nga institucionet e Kosovës./Express