Site icon PrishtinaPress

Grafisti Adem Dërmaku me simbolet e emigrimit prezantohet me ekspozitë në Paris

Ky prezantim në Multiple Art Days (MAD), në Paris është një arritje shumë e rëndësishme për artistin, duke pasur parasysh adresën ku realizohet kjo ekspozitë internacionale.
Në këtë ekspozitë do të prezantohen rreth 70-të galeri me prezantimet më prestigjioze të vendeve të ndryshme të botës. Galeritë dhe kuratorët përzgjedhin artistët për tu prezantuar në këtë event, e të njëjtin kanë përzgjedhur edhe artistin Adem Dërmaku.
“Unë prezantohem me ftesë të Galerisë dhe Editionit Wolfsberg, ku jam jashtëzakonisht i privilegjuar dhe me përgjegjësi të prezantoj dy punët e mija në mesin e artistëve të njohur botërorë”, ka thënë Dërmaku për KultPlus.
Në këtë ekspozitë Dërmaku tha që do të prezantohet me dy punime në teknikën e grafikes, me temë politiko sociale dhe me tri simbole: bagazhi, vetura dhe aeroplani, të cilat janë marrë si tri elemente të emigrimit. Artistët që prezantohen në pavijonin e njëjtë janë edhe Douglas Gordon, Nic Hess, Marco Ganz, Michael Günzburger, Vera Rothamel, Domenik Stauch dhe Robert Honegger.

Exit mobile version