Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci e ka quajtur të pakputimtë vendimin e Gjykatës në Colmar lidhur me shtyrjen e seancës për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Grabovci përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se janë të bindur në pastërtinë e luftës çlirimtare të UÇK-së
Ky është postimi i plotë:
Vendimi i sotëm i Gjykatës së Colmarit, për shtyerjen e mëtejme të marrjës së vendimit për Ramush Haradinajn, është plotësisht i pakuptimshëm.
Ne jemi të bindur në pastërtinë e luftës çlirimtare të UÇK-së dhe komandantit të ZOD- it, Ramush Haradinaj.